Greqia reagoi për dënimin e Fredi Belerit, Hasani: Respektojmë vendimet e gjykatave, mbështesim reformën në drejtësi

6 Mars, 14:05| Përditesimi: 6 Mars, 14:22

  • Share

Tirane - Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi dje të dënojë me dy vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje

Tani pas vendimit të gjykatës për Fredi Belerit a do të kemi ndryshim të qasjes së Greqisë për integrimin e Shqipërisë?

“Shqipëria do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave. Do të vazhdojë të mbështes punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryej të gjitha detyrat që ka në ngarkim për integrimin në BE. Çdo koment tjetër është i panevojshëm” deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në përfudim të mbledhjes së qeverisë.

Dje ministria e Jashtme greke reagoi përmes një deklarate për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri tha se Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Lajmi ne perditesim....

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?