Kosova & Rajoni

Greqia në përballje me krizën më të madhe të zjarreve! Mitsotakis, bën ndryshime në kabinetin qeveritar pas polemikave

13 Gusht 2021, 10:50| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 10:58

  • Share

Prej 11 ditësh Greqia lufton me flakët të cilat kanë shkrumbuar të paktën 1,008,740 hektarë.  Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit dhe njësitë e këmbësorëve janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen, në mënyrë që vatrat e vogla dhe të shpërndara, të mos shkaktojnë vatra të tjera të mëdha.

Nga 29 korriku deri më 12 gusht, 1,008,740 hektarë  janë djegur raportoi Observatori i Athinës.  Gjatë së njëjtës periudhë nga viti 2008 deri në vitin 2020, është djegur një mesatare prej rreth 27,500 hektarësh.

"Zjarret që janë duke u ndezur aktualisht janë shumë shkatërrues dhe kanë një nivel shumë të pazakontë të intensitetit," i tha AFP Mark Parrington, një shkencëtar në Copernicus, Agjencia Evropiane e Ndryshimeve Klimatike EFFIS.

Në një kohë që akuzat për keq menaxhim dhe reagim të ngadaltë janë rritur ndjeshëm, ditën e sotme kryeministri grek ka bërë të ditur një rikompozim të qeverisë.

Betimi për anëtarët e rinj bëhet sot në 13:00 në Presidencën e Greqisë. Zëdhënës i ri i qeverisë greke emërohet Janis Ikonomu, ish-zv.ministër i Zhvillimit Bujqësor.

Ministër i Shtetit emërohet Christos-Jeorgios (Akis) Skertsos, ish-zv.ministër i Kryeministrit. Zv.ministër i Kryeministrit për Trajtimin e Katastrofave Natyrale emërohet Christos Triandopoulos, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit të Ekonomisë.

Të enjten kryeministri grek theksoi se në një situatë kur ende po luftohet me flakët nuk është pozitive për asnjë palë që të gjendet fajtori por të gjendet zgjidhje, duke mbrojtur kështu Nikos Chardalias, zv.ministër i Trajtimit të Krizave dhe Michalis Chrysochoidis, ministër i Mbrojtjes së Qytetarit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?