Momenti i arritjes së Kyriakos Mitsotakis në zonat e përmbytura, Greqi

Greqia në 'luftë' me motin ekstrem, Mitsotakis viziton zonat e përmbytura

8 Shtator 2023, 11:52| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 11:53

  • Share

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ditën e sotme në stadiumin Karditsa i cili po viziton zonat e përmbytura, të cilat po jetojnë një makth të vërtetë në 24 orët e fundit për shkak të stuhisë Daniel.

Mitsotakis zbriti me helikopter në stadium, i cili foli me banorët e evakuuar, pjesëtarët e forcave që luftojnë kundër përmbytjes dhe vullnetarët, raportojnë mediat e huaja.

Kryeministri fluturoi me helikopter mbi zonat e përmbytura të Karditës dhe Trikalës për të konstatuar shkallën e fatkeqësisë dhe pamjen aktuale. Menjëherë më pas ai do të shkojë në qendrën e koordinimit, në godinën e Qarkut të Thesalisë, në Larisa, ku do të kryesojë një takim me përgjegjësit për koordinimin e punës për shpëtimin e banorëve dhe restaurimin e infrastrukturës.

Thesalia dhe veçanërisht Volosi, Kardita, Trikala dhe Larisa po përjetojnë një fatkeqësi të paprecedentë me ekipet e shpëtimit që nuk arrijnë të aksesojnë shumë fshatra, ndërsa banorët mbeten të bllokuar.

Mediat vendase raportojnë se ekziston mundësia e vërshimit të lumit Pinio edhe në qytetin e Larisës. Prej ditës së djeshme, me urdhër të kryeministrit, në selinë rajonale në Larisa u ngrit një Qendër Operative, për koordinimin më të mirë të të gjitha veprimeve në Magnezi, Kardicë, Trikala dhe Larisa, e cila do të jetë në bashkëpunim dhe koordinim të drejtpërdrejtë, në mënyrë qendrore me Ministrinë e Mbrojtjes së Politikës.

Gjithashtu kryeministri po mban takime të vazhdueshme me stafin e tij për të gjetur mjete dhe burime shtesë që do të ndahen për lehtësimin e menjëhershëm të të prekurve por mbi të gjitha për shpëtimin e atyre qytetarëve që janë në rrezik.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • zhqip: 08/09/2023 12:14

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ditën e sotme në stadiumin Karditsa i cili po viziton zonat e përmbytura, të cilat po jetojnë një makth të vërtetë në 24 orët e fundit për shkak të stuhisë Daniel. Kjo fjali nuk është Shqip por Zhqib... ahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?