Kosova & Rajoni

Greqia kundërshton komentet e ministrit turk për pakicën myslimane në kufi me Turqinë

31 Maj 2021, 10:15| Përditesimi: 31 Maj 2021, 10:18

  • Share

Greqia ka reaguar me zemërim ndaj një deklarate të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili tha se anëtarët e një pakice myslimane në Greqinë veriore janë turq dhe që ata nuk gëzojnë të drejtat e plota qytetare.

"Ne dëshirojmë që turqit në Thraki të gëzojnë të njëjtat të drejta që i sigurojmë ne Kishës Ortodokse Greke dhe pakicës greke", tha Çavusoglu.

Deklarata e ministrit Çavusoglu, u bë gjatë një vizite private në rajonin verior grek të Thrakisë, një ditë para takimeve të tij zyrtare në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm, Nikos Dendias.

Një shekull zhvilluan një luftë që zhvendosi më shumë se një milion njerëz në të dy anët e kufirit, Turqia thotë se komuniteti mysliman me rreth 120,000 njerëz në rajon është një pakicë turke, një pozicion i refuzuar nga Athina, e cila i quan ata si myslimanë grekë.

"Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar realitetin, si dhe pretendimet e saj për mungesë të mbrojtjes së të drejtave të këtyre shtetasve ose diskriminim, janë të pabazuara dhe refuzohen plotësisht", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Alexandros Papaioannou, përmes një deklarate për media.

Deklaratat duket sikur vunë në hije momentin kur ministrat e jashtëm tyë Greqisë dhe Turqisë, shkëmbyen një përqafim tejet miqësor ndërsa se sot pritet të zhvillojnë një takim zyrtar. 

Mediat greke kanë fiksuar pamjet e momentit të takimit dhe përqafimit mes dy politikanëve, kur ministri i Jashtëm turk doli nga makina e tij.

Të dyja vendet janë anëtare të aleancës së NATO-s  dhe kanqë pasur mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, që nga pretendimet territoriale detare në Mesdheun lindor deri te statusi i Qipros dhe problemi me migrantët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?