Foto ilustruese

Greqia heq kufizimet anti-Covid për të udhëtarët, nuk kërkohet me certifikatë vaksinimi dhe as tampon

3 Maj 2022, 11:58| Përditesimi: 3 Maj 2022, 14:09

  • Share

Para sezonit turistik veror, Greqia ka hequr kufizimet e COVID-19 për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Për të udhëtuar drejt Greqisë, udhëtarëve u kërkohej më parë të tregonin një certifikatë vaksinimi, ose një tampon negativ.

Nga vëzhgimi i Report Tv në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës, udhëtarëve tanë të cilët shkojnë drejt Greqisë, nuk u është kërkuar as vaksinë anti-COVID apo certifikatë vaksinimi.

Më datë 1 maj, qeveria greke vendosi të heqë kufizimet për të udhëtuar drejt shtetit të saj, ndërsa kërkohet vetëm mbajtja e maskës. Edhe me udhëtimet me avion janë hequr kufizimet.

Greqia pret një numër të lartë vizitorësh këtë vit dhe zyrtarët parashikojnë të ardhurat të arrijnë në 80% krahasuar me nivelet e 2019-ës.

Me zbehjen e infeksioneve, restorantet dhe dyqanet me pakicë u kthyen në kapacitetin 100%  nga 1 maji, duke lejuar klientët të hyjnë pa dëshmi të vaksinimit, por me maskë. Greqia ka raportuar 3,323,922 raste deri më tani dhe 29,153 vdekje nga Covid.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?