Foto ilustruese

Greqia e Madhe apo Shqipëria e vogël, s’ndahen me dekret nga Athina, por me vendim gjykate

27 Dhjetor 2020, 09:30| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 09:33

  • Share

Dje takova një mik nga Prizreni dhe pasi biseduam për situatën e ndarjes kufijve dhe më tha: “Kreshnik, a mund të më gjesh një hartë me kufijtë e Shqipërisë së Madhe.

Po – i thash: Ta gjej unë, por deri ku i do kufijtë e Shqipërisë Madhe deri në Pekin apo në Moskë?

Më pa i habitur dhe e kuptoj ironinë time.

Të dashur miq.

Kufijtë e një shteti nuk përcaktohen në mënyrë të njëanshme as 6, as 12 dhe as 120 mijë milje.

Rrugët për përcaktimin e kufijve janë kēto:

1- Me luftë…

2- Me marrveshje të nënshkruar nga dy shtetet. Siç ishte rasti 2009 nga Lulzim Basha dhe Bora Bakoianis

3- Me ndërmjetsimin dhe negocimin e një pale të tretë.

4- Me vendim të gjykatës Ndërkombëtare

5- Me urdhër arbitrazhi ndërkombëtar

6- Me vendim të Gjykatës ujrave dhe deteve në Hamburg.

Për këto arsye dekreti i qeverisë Greke për shtrirje në detin Jon 12.000 milje nuk ka asnjë vlerë juridike për hapësirën detare me Shqipërinë sepse për këtë hapsirë është në fuqi Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Dekreti grek ka vlerë për hapësira mbi 24.000 milje hapsirë detare.

Greqia ka dalje në detin Jon, më shumë se në kanalin e Korfuzit dhe në të gjitha ato pjesë që nuk afrohet me ne dhe nuk është në kufi me Shqipërinë mund të shtrihet në kufijtë e njohur nga e drejta ndërkombëtare.

Edhe Shqipëria nga Vlora deri në Sarandë mund të shtrihet 12.000 milje.

Ndërkohë në zona kur ngushtohet kufiri, dhe ku Lulzim Basha ja dhuroi Greqisë, aty funksionion vendimi gjykatës Kushtetuese dhe pritet gjykimi në Gjykatën Ndërkombëtare.

Për këto arsye kush do një hartë me Greqinë e Madhe, Shqipërinë e Madhe, apo Serbinë e Madhe, nuk mjaftojnë as hartat dhe as dekretet por mjetet juridike dhe ndërkombëtare të për aktuara në konventat e ratifikuara nga shtetet tona.

Për sa kohë nuk ka një firmë dy palshe Shqipëri-Greqi, atëhere nuk ka asnjë rrezik.

Rreziku i humbjes së hapsirës detare ishte kur firmosēn dy qeveritë tona por falë heroizmit të gjygjtarve shqiptar sot plazhistët e Sarandës mund të notojnë në ujra shqiptare. Në të kundërt rrobat e banjot nuk do ishin të mjaftueshme për not sepse duhej edhe pasaporta me vizë për tu larë në ujra greke, pasi Lulzimi na e solli kufirin grek tek çadrat e plazhit nga Butrinti në Sarandë.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 27/12/2020 12:21

    Shume mire e ke shpjeguar, por hitoria e detit eshte thjeshte nje karrem, themi ne fshateret. E verteta e hidhur eshte se ne po humbim kontrollin ne gjithe jugun e Shqiperise.Banoret jane greke dhe kjo fale qeverise ton qe u ka dhene dokumenta fallso qe te kene mundesi te marin letrat greke. Tani shqipetare dhe minoritaret kane nenshtetesine greke, studiojne ne greqishte, lexojne gazetat greqishte,shohin televizor greqisht, dhe varen ose mbeshteten ekonomikisht, politikisht nga Greqia. Shteti shqipetar nuk ka asnje ndikim.

    Përgjigju
    • YYY: 28/12/2020 08:25

      Po Fshati, e ke vene doren ne plage! Ky eshte nje problem i madh qe do rrezikoj sigurine kombetare ne nje te ardhme jo forte te larget.

    • patriot: 27/12/2020 13:34

      Ja me ne fund nje shqiptar i ndershem(te pakten ne kete rast)qe edhe pse e ka kundershtar ne shume aspekte kete qeveri mendon si nje zoteri i vertete i pa influencuar nga fryma e qelbur e pseudopatriotizmit qe shume pseudopolitikane perdorin pa as me te voglin skrupull dhe kur vete e dine qe genjejne per ate qe thone. o popull degjojeni dhe mbajeni afer keta njerez sepse jane specie ne zhdukje dhe largoni ata qe ju bejne lavazh trurit me brrockella partish. nese e beni dhe arrini te mendoni dhe llogjikoni vete atehere do te kete progres ne shqiperi nese jo vuani pasojat si dhe tani d.m.th e meritoni.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?