Foto nga Kyriako Mitsotakis gjatë takimit

Greqia do të marri dozat e para të Pfizer, Mitsotakis: Në 27 dhjetor nis vaksinimi i qytetarëve

18 Dhjetor 2020, 12:12| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 12:19

  • Share

Më datë 26 dhjetor në Greqi do të arrijnë dozat e para të vaksinës anti-COVID dhe pa humbur kohë një ditë më vonë do të nis vaksinimin e qytetarëve.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në një takim ku është folur për Planin Kombëtar të Vakisinimit.

Ai tha së prioritet do të kenë punonjësit e shëndetësisë të cilët prej kohësh luftojnë në rreshtin e parë në këtë luftë kundër COVID-19 dhe moshat e mëdha të cilët janë më të rrezikuara.

Mitsotakis thekoi se "vetëm kur të arrijmë të vaksinojmë 70% të popullsisë greke do të jemi në gjendje të flasim me besim se kemi lënë pandeminë prapa."

Greqia aktualisht ndodhet në një situatë të vështirë për sa i përket pandemisë, masat janë tepër të rrepta për qytetarët dhe janë shtrënguar edhe më shumë gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit. Në 21 dhjetor do të takohet EMA e cila pritet të miratojë vaksinën për evropianët në mënyrë që të nisi puna.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?