Ministri i Jashtëm grek Gerapetritis dhe kryeministri Albin Kurti

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës

20 Prill, 12:30| Përditesimi: 20 Prill, 12:33

  • Share

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis duke folur për radion ‘KanaliEna' nënvizoi se Greqia mbetet parimore në politikën e saj të jashtme.

‘Siç e kemi bërë të ditur në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera nuk do të mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës për arsye politike’, u shpreh ministri grek.

Nga ana tjetër Gerapetritis mbështet fuqizimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhje paqësore.

Komiteti i Ministrave të Këshillit Europian do të mblidhet muajin tjetër për të votuar nëse Kosova do të jetë pjesë e KiE.

Parlamenti europian i dha dritën jeshile Kosovës teksa tashmë i mbetet Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?