Greqi/ Zbardhet vjedhja e kasafortës me 150 mijë euro, në kërkim dy shqiptarë

11 Mars, 08:41| Përditesimi: 11 Mars, 08:49

  • Share

Personi kryesor i vjedhjes së një kasaforte nga një shtëpi në masivin malor të Pellës në Greqi, ishte një 44-vjeçare nga Shqipëria, e cila i dha informacionin përkatës një bashkatdhetari.

Shqiptarja e identifikuar si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pangacmuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën me përmbajtjen e saj të vlefshme.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Edesës, megjithatë autorët mbeten të pa kapur, si dhe shuma “mamuth” që kanë rrëmbyer, raporton TCH.

Në kontrollon e kryer në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, iu gjetën vetëm 5300 euro, të cilat u konfiskuan dhe u krijua një dosje e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Edessa për vjedhje të rëndë, si dhe ndaj 29-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, për identifikimin e së cilëve po vijojnë hetimet.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?