Greqi/ Vrau gruan me plumb në kokë, shqiptari: E bëra për qejf

17 Shkurt, 12:09| Përditesimi: 17 Shkurt, 16:05

  • Share

GREQI- E vrava për qejf, ka thënë 39-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se vrau me armë zjarri partneren e tij rumune në banesën ku jetonin së bashku në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes.

Pas arrestimit nga policia, Gentian Mino pretendoi se kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar. Por, sipas Ekriti.gr ai më pas pohoi para autoriteteve se: “E bëra për qejf”. Dëshmitë e personave që e njihnin viktimën zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.

Kur 29-vjeçarja është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari po e priste dhe kishte konsumuar alkool. Mes tyre ka pasur një debat të ashpër dhe shqiptari ka nxjerrë armë duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ka qenë vetë autori i cili ka telefonuar ambulancën dhe policinë, ndërsa ka rrëfyer krimin para hetuesve. Sipas informacioneve, pranë autoriteteve nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga viktima apo ndonjë grua tjetër. 29-vjeçarja ishte me origjinë nga Rumania dhe punonte në një dyqan në qendër të Heraklion.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?