Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas

Greqi/ Vaksina anti-COVID në dispozicion të qytetarëve për vitin e ri, Petsas: Masat shtrënguese në fuqi përtej 7 dhjetorit

2 Dhjetor 2020, 11:37| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 11:42

  • Share

GREQIA- Qeveria greke thotë se vaksina antiCOVID do të jetë në dispozicion të qytetarëve para vitit të ri.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas në një intervistë për mega Tv tha shprehimisht se qëllimi i qeverisë është të përfundojë vaksinimin e qytetarëve deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.

Ai theksoi se vaksinimet do të fillojnë në fund të dhjetorit dhe fillimin e janarit dhe qeveria do të nisë një fushatë informimi në mënyrë që të bindë qytetarët për rendësin dhe besueshmërinë e vaksinës.

Numri i rasteve të reja të coronavirusit në Greqi u rrit përsëri të Martën me 2.199 infeksione të raportuara në krahasim me ditën e hënë ku u regjistruan 1.044 të infektuar me COVID-19.

Petsas tha se bllokimi ndërkombëtar i cili është thënë se do të zgjasi deri më datën 7 dhjetor duhet patjetër të shtyhet për të mbajtur situatën nën kontroll.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?