Greqi/ U shfaq në një video duke goditur me shqelma macen , arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi, reagon ministri

3 Maj 2022, 12:00| Përditesimi: 3 Maj 2022, 12:06

  • Share

Një i ri shqiptar 30-vjeçar u arrestua në banesën e tij pasditen e djeshme nga Policia greke, pasi në një video të tij të publikuar në internet ai shfaqej duke goditur me shqelma një mace endacake.

Ngjarja ka ndodhur në një tavernë peshku në qytetin Edipsos. Identiteti i tij është zbuluar nëpërmjet një tatuazhi në këmbën e tij. Bëhet e ditur se 30-vjeçari është i skeduar në shtetin për drogë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Takis Theodorikakos, përmes një postimi të tijin në Twitter.

“Pak më parë policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast është çështje humanizmi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, thuhet në postimin e Ministrit.

Kujtohet se torturimi i kafshëve në Greqi është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 03/05/2022 15:11

    I dua shume kafshet por nuk e di kur te kafshon qeni apo te geric macja sa denohen kafshet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?