Greqi/ U miqësua me tutoren shqiptare, 15 vjeçarja tregon si u bë pjesë e rrjetit të prostitucionit: Pashë që po bënin para dhe u josha

15 Janar, 17:00| Përditesimi: 15 Janar, 17:09

  • Share

Janë zbardhur detaje nga rrjeti i prostitucionit në Greqi që kishte në krye tutoren shqiptare Lorela Kapaj 31 vjeç e arrestuar.

Një 15-vjeçare ka treguar për mediet greke sesi është bërë pjesë e rrjetit të prostitucionit. Ajo thotë se fillimisht u bë shoqe me “Lorelën”, shqiptaren që shfrytëzonte të miturat për prostitucion, por miqësia u kthye në “marrëdhënie pune”. Ajo tha se fillimisht doli në një lokale nate dhe aty pa të tjera vajza që bënin të njëjtën ‘punë’.

“Unë nuk i njihja këta persona, mësova nga 17-vjeçarja, të cilën e njihja që në moshën 14-vjeçare, kur nuk e bënte këtë punë. Më pas ajo u josh nga paratë dhe filloi të ‘punonte’.  I pëlqente…, e shihte si motër më të madhe [Lorelen]”, ka deklaruar ajo.

E mitura tregon se është joshuar nga paratë. Lorela e ndihmonte të gjente “klientë” për t’i marrë më pas një pjesë të fitimit.

 “Pashë që po bëja para dhe u emocionova, u josha. Po merrja 100-150 euro. E bëra për dy javë”, tha ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?