Foto ilustruese

Greqi, tentoi të përdhunojë pronaren e lokalit dhe sulmoi efektivët e policisë, prangoset 30-vjeçari shqiptar

10 Prill, 09:44| Përditesimi: 10 Prill, 09:47

  • Share

GREQI - Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Symi. Mëngjesin e djeshëm ai ka hyrë në një kafene të ishullit Symi dhe ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare, e cila ishte pronare e lokalit.

Vajza ka mundur të lajmërojë policinë, e cila ka ardhur në vendngjarje.

Shqiptari bëri rezistencë ndaj efektivëve dhe sipas mediave greke i ka sulmuar.

Më pas 30-vjeçari është vënë në pranga.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?