Si në filma, trafikantët aksidentohen teksa ndiqeshin nga agjentët e antidrogës, kapen rreth 100 kg drogë

2 Mars, 22:43| Përditesimi: 2 Mars, 22:46

  • Share

Greqi - Një ndjekje si nëpër filma ndaj trafikantëve të drogës ka ndodhur mesditën e së shtunës, në Mazarakia të Igumenicës, duke përfunduar në përplasjen e dy automjeteve, arrestimin e dy personave, mes tyre një shqiptar, si dhe sekuestrimin e një sasie të madhe kanabisi të përpunuar (çokollatë).

Sipas informacioneve, gjithçka ka nisur mesditën e së shtunës, kur zyrtarë të prokurorisë në Igumenicë kishin dhëne shenjën për të ndaluar dhe kontrolluar një automjeti që lëvizte në rrugën e vjetër Makrichora-Mazarakia.

Drejtuesi i mjetit është përpjekur të arratiset duke bërë autoritetet të “nuhasin” panik.

Në brendësi të fshatit Mazarakia, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet të parkuar, duke ngelur në vend.

Menjëherë pas kësaj, shoferi dhe një pasagjer që ndodhej në këtë makinë kanë tentuar të arratisen në këmbë, ku efektivët e antidrogës në Igumenicë kanë neutralizuar në vend njërin prej tyre, ndërsa në pak kohë kanë arritur të vënë në pranga edhe të dytin.

Sipas mediave greke, brenda automjetit policia gjeti 4 thasë, në të cilat ndodheshin afërsisht 80 kilogramë kanabis (çokollatë) të përpunuar.

Në këtë moment dy të arrestuarit, një grek dhe një shqiptar, janë dërguar në Komisariatin e Policisë Thesproti, ndërsa makina, e cila i përket një të afërmi të grekut të arrestuar, si dhe droga janë konfiskuar.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?