Foto ilustruese

Greqi/ Shtohen rastet e personave me grip sezonal dhe infeksione në rrugët e frymëmarrjes, mungojnë barnat, fëmijët dhe të moshuarit më të rrezikuarit

9 Janar 2023, 22:38| Përditesimi: 9 Janar 2023, 22:48

  • Share

Javët e fundit, shumë shtete kanë pasur një numër të lartë infektimesh nga gripi sezonal apo covid-19 dhe Greqia ka qenë një ndër to, e cila është duke u përballur me infeksione të frymëmarrjes dhe mungesë të barnave.

Mediat greke raportojnë se Shoqata  Mjekësore e Athinës u ka bërë thirrje pacientëve të tregojnë kujdes pas përkeqësimit të situatës, pasi është vështirë të gjejnë zgjidhje, ndërkohë që ka mungesë barnash.

Profesori dhe anëtari i Komitetit Kombëtar të Imunizimit, Giorgos Chroussos ka theksuar se fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar për t’u infektuar për shkak se kanë imunitet të dobët.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Pleuris,  theksoi se është duke u shqyrtuar edhe kërkesa për rivlerësim të barnave që janë në listën e barnave pa recetë.

Në të njëjtën kohë u diskutua edhe për mungesat e barnave të konstatuara në treg. Zyrtarët dhe personeli mjekësor janë shprehur optimist për të ardhmen.

Çdo pacient mbi 60 vjeç edhe pa sëmundje shoqëruese ka një indikacion për të marrë ilaçin antiviral për koronavirusin pasi është treguar se parandalon në masë të madhe shtrimin në spital dhe zvogëlon mundësinë e një COVID-19 të gjatë.

Profesori dhe anëtari i Komitetit Kombëtar të Imunizimit, Giorgos Chroussos theksoi se problemi më i madh për fëmijët në këtë kohë është virusi sincicial, pasi shumë fëmijë nuk janë imunizuar për shkak të pandemisë. Sa i përket vaksinës së gripit, ai sqaroi se është e detyrueshme për fëmijët deri në një vjeç.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?