Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Qëllohet me armë drejt shqiptarit në Greqi, nuk pranoi që t'i çonte kafen në banesë klientit

14 Gusht 2021, 19:18| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 21:30

  • Share

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Galatasi të Athinës, të cilin mediat greke e cilësojnë si të pashembullt. Disa persona kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur, kishin bërë një porosi online dhe shpërndarësi ishte me origjinë shqiptare.

Ky i fundit shkoi në adresën që ishte kryer porosia dhe djemtë i kërkuan që të ngjitej lart. Një prej tyre i hodhi çelësat që ai të ngjitej në banesë dhe t’ja çonte kafet në shtëpi, por shqiptari nuk kishte pranuar dhe kështu nisi një debat i ashpër mes tyre, shkruan Prothotema.

Punonjësi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkoi në dyqanin ku punonte, por burri që kishte bërë porosinë e ndoqi së bashku me dy shokët e tij. Kur e pa shpërndarësin, djali nisi të qëllojë me armë, teksa nuk pati të lënduar. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 14/08/2021 17:54

    Duhet të kenë qenë edhe ata shqiptarë....a themi se në Greqi shumica janë arvanitas?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?