Pamje nga aksidenti i 35-vjeçarit shqiptar

Greqi/ Shqiptari i shpallur në kërkim për përdhunimin e një 12-vjeçare kapet nga policia pasi pësoi aksident automobilistik

24 Dhjetor 2023, 11:35| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 11:44

  • Share

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim si i akuzuar për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare, në Colonos.

Shqiptari u kap nga autoritetet pasi u përfshi në një aksident automobilstik në Agrinio. Në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendgjarje kanë identifikuar shqiptarin, i cili rezultonte i shpallur në këkrkim për përdhunimin e një të miture.

35-vjeçari u gjet në vendin e aksidentit në gjendje të dehur, si dhe pa leje drejtimi.

Ndër të tjera, mediat greke bëjnë me dije se shqiptari akuzohet dhe për trafikim të qënieve njerëzore.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?