Greqi, shqiptari dhe dy djemtë e tij dhunohen brutalisht nga 7 persona: Duam 5 mijë euro

31 Tetor 2023, 14:36| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 14:39

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonos, Greqi, ku një 42-vjeçar shqiptar së bashku me dy djemtë e tij janë dhunuar brutalisht nga 7 grabitës. Sipas raportimeve, 42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në shesh, kur anëtarët e bandës iu afruan. Sipas burimeve policore, 5 pjesëtarët e bandës ishin të veshur me rroba të zeza dhe kapuç, ndërsa drejtuesi i kishte të pambuluara tiparet e fytyrës.

Ishte ai që iu afrua familjes shqiptare dhe me ton të fortë i kërkoi babait t’i jepte 5000 euro. 42-vjeçari shqiptar është përgjigjur se nuk do t’i japë paratë që kërkon dhe më pas gjashtë autorët e tjerë kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, derisa ai ra përtokë i gjakosur.

Njëri prej grabitësve i ka rrëmbyer celularin, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kanë sulmuar edhe djemtë e tij. 23-vjeçari ka mbetur i plagosur në brinjë dhe i është marrë varësja e floririt nga qafa.

Autorët janë larguar me vrap, ndërsa viktimat janë dërguar në Kryqin e Kuq, ku iu është dhënë ndihma e parë. Sipas dëshmive të viktimave, kreu i bandës është bashkëkombasi i tyre dhe vetëm 18 vjeç. Siç konstatuan punonjësit e policisë së Kolonos, nga dosja e tij, ai është me precedentë të tjera për krime të ngjashme.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?