Greqi, klienti qëllon me thikë kuzhinierin shqiptar se nuk i pëlqeu pjata! Dalin pamjet

20 Mars, 08:37| Përditesimi: 20 Mars, 09:57

  • Share

GREQI - Publikohet videoja e momentit kur një klient qëllon me thikë kuzhinierin shqiptar në Selanik të Greqisë. Mediat greke kanë bërë publike pamjet, ku duket shqiptari që goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient.

Në momentin kur qëllohet ka qenë vetëm bashkëshortja e tij që po e mbronte nga agresori, i cili më pas u largua nga restoranti. Fillimisht klienti agresor bëri porosinë. Më pas ndodh një debat mes tyre.

Klienti merr thikën e kuzhinës dhe qëllon shqiptarin në stomak.

Kuzhinieri në dëshminë e tij më pas tregoi se klienti agresor vinte prej 5 vitesh në atë restorant. Ai porositi diçka të lehtë për të ngrënë , më pas kur erdhi porosia ai mbeti i pakënaqur dhe filloi debati. Klienti u ankua, kapi me pas thikën dhe më goditi në pjesën e poshtme.

Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut. I pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë. Ndërsa avokati i kuzhinierit tha për mediat greke se nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi ai do ta godiste kuzhinierin për herë të dytë me thikë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?