Foto ilustruese

Greqi, përdhunoi një të mitur, gjykata dënon 24-vjeçarin shqiptar

20 Mars, 13:31| Përditesimi: 20 Mars, 13:36

  • Share

GREQI - Një 24-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për abuzim seksual me një të mitur dhe është dënuar me 13 vite burg. Gjykata e Selanikut e shpalli fajtor për akte seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim.

24-vjeçari do ndalohet me masën e detyrimit me paraqitje në komisariatin e Selanikut dhe do të mbetet i lirë deri në shqyrtimin e çështjes së tij nga Apeli. Shqiptari ka dhunuar seksualisht të miturin në periudhën 2018-2020 në zonën e Pellës në Greqi. Gjithçka filloi në vitin 2018, kur shqiptari e ka ftuar fqinjin e tij 12-vjeçar në shtëpi për luajtur një video-lojë.

Duke përfituar edhe nga fakti që prindërit e të miturit punonin larg dhe angazhoheshin me punë bujqësore, 24-vjeçari e dhunonte fizikisht dhe seksualisht, gjë që u përsërit dhe në vitet në vijim, herë në shtëpinë e të akuzuarit, herë në arat e prindërve të të miturit.

Ky rast u zbulua pas një denoncimi në Komisionin e Vlerësimit dhe Mbështetjes Arsimore të shkollës së mesme profesionale ku studionte i mituri, ndërsa ndaj shqiptarit ishte bërë një kallëzim edhe më herët. Ndërkohë 24-vjeçari i ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?