Greqi, pallati në të cilin u gjeti pa jetë 41-vjeçari

Greqi/ Nëna e gjeti pajetë djalin në shtëpi! Dyshohet se 41-vjeçari u vra nga babai

27 Tetor 2022, 09:55| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 10:18

  • Share

GREQI- Një krim brutal ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Menemeni të Selanikut ku një 41-vjeçar nga Armenia është gjetur i vdekur me plagë në kokë.

Pranë viktimës, ndodhej dhe babai i tij moshuar, i cili ishte pa ndjenja. Ishte nëna e 41-vjeçar e cila gjeti trupin në apartament.

Mediat greke raportojnë se i dyshuar kryesor për vdekjen e 41-vjeçarit është i ati i tij pasi ai ishte goditur me sende të forta në kokë dhe provat e mbledhura nga policia nuk tregojnë praninë e një personi të tretë në vendin e krimit.

Fqinjët raportuan se babë e bir kishin debate të ashpra pothuajse çdo ditë gjatë javës së kaluar. Hetimi policor vazhdon, ndërsa shkaku i vdekjes së 41-vjeçarit do të dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore .

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?