Foto ilustruese

Greqi/ Ndalohet një shqiptar në Janinë për llogari të shtetit italian, rrezikon 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe psikotrope

27 Shkurt, 12:34| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:37

  • Share

Një shqiptar është ndaluar nga autoritetet e Janinës në Greqi. 33-vjeçari shqiptar u pikas nga oficerët e sigurisë duke lëvizur në një zonë të Janinës dhe u ndalua pasditen e së dielës. Ai rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian.

Pas verifikimeve rezultoi nga të dhënat e tij se për të është lëshuar një urdhër-arrest evropian nga autoritetet italiane. Ai akuzohet në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope, vepër për të cilën rrezikon deri në 20 vite burg.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Apelit në Janinë në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?