Greqi/ Mjeku urolog bën kërkesën e pazakontë, kërkon 10 patina elektrike për stafin të lëvizë brenda spitalit

12 Nëntor 2023, 19:01| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 19:23

  • Share

E padëgjuar më parë, por gjeniale. Një mjek në spitalin e Leros në Greqi ka bëë një kërkesë të veçantë kundrejt administratës së spitalit.

Ai ka kërkuar pajisjen e stafit mjekësor me 10 patina elektrike për të përshpejtuar lëvizjet e tyre brenda spitalit.

Shkresa është publikuar nga Federata Panhelenike e Punonjësve të Spitaleve Publike (POEDIN) në Greqi, ku presidenti i kësaj federatës ka deklaruar se kërkesa e mjekut urolog ka ngritur pretendimet “në një nivel tjetër”.

“Ironike apo e nevojshme, kërkesa i çon pretendimet në një nivel tjetër. Sa keq që nuk dimë të gjithë të ngasim patina elektrike. Nuk është e lehtë për ata pak mjekë dhe infermierë që kemi, të përshkojnë distancat në spitalet e mëdha me lëvizjet e vazhdueshme nga departamenti në departament”,- komenton presidenti i POEDIN-it, Michalis Giannakos.

Ai rekomandon seriozisht që spitali të sigurojë të paktën 10 patina elektrike, në mënyrë që stafi mjekësor të lëvizë sa më shpejt nga Ambulanca drejt Ndërtesës Qendrore dhe Urgjencës.

“Ide e bukur. Si nuk e kishim menduar deri tani”,- shton Michalis Giannakos.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • A.M: 13/11/2023 23:48

    Ne islande kemi vite qe i perdorim,transportojme me shpejt mostrat e gjakut ose materiale te tjera nga reparti ne repart,nuk me duket ndonje kerkese e rralle nga mjeku.

    Përgjigju
  • infermjerja: 12/11/2023 22:40

    Edhe po u aksidentuan jane brenda ne spital!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?