Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Samos, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur

28 Prill, 19:40| Përditesimi: 28 Prill, 19:41

  • Share

GREQI- Një anije me emigrantë është mbytur në brigjet greke dhe për pasojë 1 person ka humbur jetën në zonën detare të Karlovasit, Samos.

Autoriteti Portual po vijon me operacionin e kërkim-shpëtimit pasi 4 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas medias greke ‘Protothema’, skafi ishte nisur nga bregu turk. Ndërkohë, 25 emigrantë u shpëtuan dhe u transportuan shëndoshë e mirë në Vathi në Samos.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?