Greqi, Kotzias dhe Bushati ia
marrin valles në Kretë/ FOTO

11 Nëntor 2017, 17:16| Përditesimi:

  • Share
Në Kretë për të dytën ditë vijojnë negociatat Greqi Shqipëri për të zgjidhur problemet sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve.

Report TV ka siguruar ekskluzivisht fotografitë nga tryeza ku gjatë ditës së sotme përballë njëri tjetrit janë ulur Kotzias dhe Bushati.

Burime nga takimi i pohuan Report TV, se është duke u diskutuar ende për dy prej pikave më të nxehta në anxhendën e bisedimeve greko-shqiptare.

Çështja e kufirit detar dhe pronat e popullsisë çame të dëbuar nga Greqia. Negociatat janë ndërprerë vetëm gjatë kohës së drekës.

Delegacionet kanë drekuar në bashkinë e Lasithit, ku Kotzias si mikëpritsi i delegacionit shqiptarë i ka rezervuar një surpizë homologut Bushati për tu relaksuar disi nga intensiteti bisedimeve.

Bushati dhe delegacioni shqiptarë siç shihet nga kjo foto e siguruar prej Report Tv janë pritur me këngë nga banorët lokal të Lasithit.

Pa kostume dhe kravata por veshur sportive me pulovra Kotzias dhe Bushati ia kanë marrë valles që prihej nga këshilltari Glevin Dërvishi, njohës i mirë I traditës dhe valleve greke.

Mediat lokale greke raportojnë se pas valles Kozias ka mjaftuar me një deklatatë të shkurtër ku nuk ka folur nëse ka apo jo progres këtë këtyre negociatave por ka theksuar se bisedimet do të vijojnë që Shqipëria të integrohet në BE.

Gjithashtu mediat e ishullit të Kretës raportojnë se ditën e diel Kotzias dhe Bushati do të kenë një dalje përpara gazetarëve për të deklaruar çfarë është arritur.

Për momentin nga Kreta nuk ka tym të bardhë në arritjen e një marrëveshje e cila do të vlerësohej si historike por ka vetëm një atmosferë miqësore krijuar nga Kotzias përmes muzikës greke.

Nëse Kotzias dhe Bushati do të arrin një marrëveshje padyshim që merita do ti kalojë dy shefave të diplomacisë greke dhe shqiptare por firma dhe zbatimi i saj pritet të marrë firmat e Tsipras dhe Rama.

bushati kenge evalle ne greqi
Bushati duke kërcyer

Redaksia Online
Xh.F/ Shqiptaja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?