Makina me të cilin 47-vjeçari po transportonte afro 40 kg kanabis

Greqi/ Kapet teksa transportonte 40 kilogramë kanabis nga Shqipëria, arrestohet 47-vjeçari në Kozan

2 Mars, 22:25| Përditesimi: 3 Mars, 01:51

  • Share

Një 47-vjeçar grek është kapur në flagrancë teksa transportonte me automjetin e tij 39 kilogramë e 560 gram kanabis të papërpunuar.

Greku u arrestua nga policia teksa transportonte drogën me automjetin tip “Mercedz Benz” në zonën e Kozanit dhe sipas mediave greke, këtë sasi kanabisi dyshohet se e ka marrë nga Shqipëria.

Arrestimi erdhi si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës nga autoritetet greke. Policia ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që nga fillimi i vitit, një sasi që besohet se vinte nga Shqipëria.

 

47-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe 140 euro, 2 celularë dhe 2 karta SIM.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?