Boeing 737 'Ryanair'

Greqi/ Ishte nisur nga Polonia, alarm për bombë në avionin drejt Athinës, evakuohen 192 pasagjerë në bord

22 Janar 2023, 18:09| Përditesimi: 22 Janar 2023, 19:39

  • Share

GREQI- Një alarm për bombë në një avion ‘ngriti në këmbë’ autoritetet në Greqi, por rezultoi të ishte i rremë. Kompania ajrore e kishte marrë kërcënimin përmes një “e mail”, sipas asaj që shkruhet në mediat greke.

Avioni Boeing 737 i kompanisë "Ryanair" me 192 persona në bord, ishte nisur nga qyteti Katowice i Polonisë, me destinacion Athinën.  Ai u shoqërua nga dy avionë luftarakë “ F 16” deri në uljen në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Pas kësaj u realizuar një kontroll i imtësishëm për eksploziv, pasi të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt. 186 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit që ishin në aeroplan u evakuuan pa marrë me vete sendet e tyre. Më pas u krye kontroll nga forca të shumta, por pa dalë asgjë e dyshimtë.

Alarmi në kullën e kontrollit të aeroportit erdhi teksa avioni po fluturonte mbi Shkup. Pas njoftimit fluturimi u zhvillua mbi hapësirën detare sipas protokollit për arsye sigurie. Pas uljes së sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, në orën 17:45, filloi procesi i evakuimit me pasagjerët që po kontrolloheshin pas zbarkimit.

“Shtabi i Policisë Helenike njofton se në kuadër të hetimit të informacionit, në lidhje me ekzistencën e një lënde shpërthyese në një avion të një kompanie që po kryente fluturimin nga një vend i huaj drejt Athinës, avioni, pas vendimit të Komiteti i Sigurisë së Aeroportit, i shoqëruar nga avionë luftarakë, u ul i sigurt pasdite sot (22-01-2023) në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës "E-mail Venizelos”, thuhet në njoftimin e Policisë Greke.

Ryanair mori një email kërcënimi për bombë. Menjëherë kompania ka njoftuar NATO-n që të shoqërohet me avionë luftarakë F-16. Që në momentin e informimit të autoriteteve greke, u aktivizua protokolli i Renegadit, një procedurë e ndjekur në raste të tilla pas 11 shtatorit 2001 dhe rënies së Kullave Binjake. 
Ky protokoll parashikon fluturimin e avionit të shoqëruar nga avionë luftarakë ekskluzivisht mbi det ose mbi territor të pabanuar. Në rastet kur konsiderohet e mundshme që jetët e civilëve në terren janë në rrezik, është e mundur të urdhërohet rrëzimi i avionit të pasagjerëve nga forcat ushtarake.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?