Foto ilustruese

GREQI/ Grabitën me armë një pikë lojërash fati, arrestohen dy shqiptarë

28 Janar, 09:48| Përditesimi: 28 Janar, 09:52

  • Share

Dy persona me origjinë shqiptare, të moshës 24 dhe 26 vjeç, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.

Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.

Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti të gjejë vendodhjen e tyre, raportojnë mediat greke.

Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët me origjinë shqiptare.

 

    S.S/ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?