Greqi/ Gjendet i vdekur 45-vjeçari shqiptar në banesën e tij në Nea Joni

1 Dhjetor 2023, 17:21| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 17:24

  • Share

Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenje në banesën e tij në Volos të Greqisë.

Shqiptari, i cili jetonte në Nea Joni, është gjetur i vdekur të mërkurën e kësaj jave, nga të afërmit e tij.

Këta të fundit janë shqetësuar për 45-vjeçarin, pasi ai nuk u ishte përgjigjur telefonatave të tyre të vazhdueshme.

Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, por raportohet se trupi i viktimës është dërguar për autopsi.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?