Greqi/ Fundoset gomonia me emigrantë, vdesin 3 fëmijë

10 Prill, 13:23| Përditesimi: 10 Prill, 13:26

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur.

Si pasojë kanë humbur jetën tri vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre.

19 persona janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.

Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?