Emigrantët e shpëtuar

Greqi, ekipi i zjarrfikësve shqiptarë shpëtojnë 9 emigrantë nga Iraku mes zjarreve në Aleksandrupol

25 Gusht 2023, 14:37| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 15:13

  • Share

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?