Foto pas përplasjes së trenave

Greqi/ E reja rrëfen si i shpëtoi përplasjes së trenave, bën deklaratën e fortë: Vdiqën edhe fëmijë... Më vjen turp që mbijetova

9 Mars 2023, 13:38| Përditesimi: 9 Mars 2023, 13:42

  • Share

GREQI – Një 19-vjeçare që i shpëtoi përplasjes së trenave në Tempe ka bërë një deklaratë të fortë. E reja që studionte për fizioterapi tha: “Më vjen turp që jam gjallë! Më vjen keq që mbijetova”.

Ajo ndodhej bashkë me të dashurin e saj në vagonin e dytë që shërbente si restorant. Të dy gjetën një vrimë nga ku dolën dhe arritën të mbijetonim. “Ishim në restorant kur pati një shpërthim dhe një zhurmë. Gjithçka po binte, një vagon tjetër ra mbi ne, çarçafët na ranë të gjitha, ne dolëm nga një vrimë në tokë”, ka përshkruar ajo.

“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda... Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova”, tha e reja duke folur për ANT1.

Si ndodhi ngjarja

Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët. Për pasojë humbën jetën 57 persona. 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?