Kyriaki Griva

Greqi/ E reja humb jetën nga neglizhenca e policisë, shkarkohen 5 efektivë dhe pezullohen 2 të tjerë

6 Prill, 15:57| Përditesimi: 6 Prill, 16:00

  • Share

GREQI – 5 policë janë shkarkuar nga detyra në komisariatin e Agio Anargyroi, në Athinë, pasi për shkak të neglizhencës së tyre një vajzë ka përfunduar e vdekur.

Për çështjen në fjalë është pezulluar nga detyra dhe komisari i këtij stacioni policor si dhe një nga policët e sallës operative, i cili po fliste në telefon me viktimën kur u vra me thikë nga i dashuri i saj.

Sipas mediave të huaja, vajza 28-vjeçare e quajtur Kyriaki Griva, kishte shkuar në ambientet e komisariatit pasi ndihej e rrezikuar për jetën nga ish i dashuri i saj.

E reja ka qëndruar në komisariat për rreth 8 minuta dhe më pas është larguar. Pak minuta pasi ka dalë nga godina e policisë, ajo ka kërkuar ta shoqëronin për në shtëpi me një makinë patrulle, gjë që nuk është pranuar nga salla operative.

Gjatë telefonatës, efektivi që po flitë në telefonë me të renë i ka thënë se “makina e policisë nuk është taksi”, dhe se nuk mund ta shoqëronte në shtëpi nga ku ishte, por mund të dërgonte direkt një patrullë në shtëpinë e gruas.

Teksa po zhvillohej biseda telefonike, ish-partneri ka arritur te gruaja jashtë komisariatit dhe e ka goditur me thikë disa herë për vdekje.

Kreu i Prokurorisë së Athinës, Antonis Eleftherianos, ka urdhëruar një hetim të plotë për “të metat e mundshme nga ana e punonjësve të policisë në detyrë në momentin e tragjedisë”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?