Baze ushtarke

Greqi, dy shqiptarë arrestohen për spiunazh, hynë në zonën ushtarake në stacionin detar Salamina

26 Qershor 2023, 10:20| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 10:38

  • Share

GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ndërsa akuzohen për spinazh. Shqiptarët e moshës 63 dhe 67 vjeç, ranë në pranga pasi u kapën brenda zonës ushtarake në Stacionin Detar të Salamis, raportojnë mediat greke.

Ata ishin pikasur më herët nga personeli i Marinës duke hyrë dhe vëzhguar Stacionin Detar të Salamis. Sipas mediave greke, dy shqiptarët kanë pohuar se ishin nën efektin e alkoolit, dhe më pas u është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar pozitiv.

Dy shqiptarët u arrestuan do të dërgohen në prokurori, ndërsa pyetja mbetet se si kanë arritur të hyjnë në zonën e Naustatmos.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 26/06/2023 11:25

    Kapen 2 pijanece e akuzohen si spiune. Keto qekan me keq se ne qe kapem turistet per spiune or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?