Foto ilustruese

GREQI/ 'Do të shkoj tek mjeku për të kontrolluar plagën', zhduket në rrethana misterioze 33-vjeçarja shqiptare

24 Janar, 10:25| Përditesimi: 24 Janar, 10:27

  • Share

Një 33-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila sipas informacioneve quhet Emmanuela B., e cila ka një kartë identiteti greke, rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi.

Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme në 17 janar pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë që kishte nevojë për ndërrim garze.

Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje.

Por ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, ku familjarët e saj nuk kanë kontaktuar me të deri më 23 janar. Pas kësaj, babai i 33-vjeçares ka denoncuar të bijën si të zhdukur, raportojnë mediat greke.

Emmanuela duket se nuk e ka bërë më parë këtë gje dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?