Foto ilustruese

Greqi/ Denoncohet 50-vjeçari shqiptar nga partnerja e tij, kishte vënë kamera në dhomën e vajzave të saj për t'i parë të zhveshura

6 Shtator 2022, 17:01| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 17:05

  • Share

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Rodos. Ai dyshohet se kishte vënë kamera në dhomën e dy vajzave të mitura të moshës 12 dhe 17 vjeç.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet u raportua nga polici nga nëna e vajzave, e cila ishte edhe partnerja e tij. Ajo nuk ishte në dijeni që në dhomën e vajzave ishte vënë një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe me shumë mundësi i shihte kur ishin të zhveshura, raportojnë mediat greke.

Kur fëmijët e njoftuan nënën, ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, por ai e goditi dhe më pas goditi edhe fëmijët.

Prokurori Publik pas sjelljes së të akuzuarit vendosi ta lirojë dhe urdhëroi një hetim paraprak për të pasur një raport të plotë mjeko-ligjor me lëndimet e marra nga nëna dhe fëmijët dhe më tej për të kontrolluar përmbajtjen e kamerës nga Drejtoria e Hetimeve Penale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?