Lorela Kapaj

Greqi/ Autoritetet zbërthejnë rrjetin e prostitucionit me të mitura, arrestohet 31-vjeçarja shqiptare në rolin e tutores

12 Janar, 19:29| Përditesimi: 12 Janar, 21:26

  • Share

Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë si themelues të një rrjeti prostitucioni.

Sipas autoriteteve greke, në pranga ka rënë Lorela Kapaj 31 vjec, e cila kishte dhe rolin e tutores, Stefanos Nestoras 34 vjec, Dhorgjiaqis Petros 55 vjec, nën akuzën se kanë shfrytëzuar seksualisht për qëllime ekonomike 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryen disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat.

Po ashtu, ata fotografonin lakuriq të miturat dhe shpërndanin fotografitë e tyre te klientët me qëllim lënien e takimeve për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet, autoritetet kanë zbuluar se të miturat janë shfrytëzuar seksualisht për qëllime ekonomike të paktën 10 herë, ku klientë të ndryshëm kishin paguar përkatësisht shumën prej 100 eurosh.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy bashkëpunëtorët grekë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edddi: 13/01/2024 07:12

    Shko ne Astir i ke burdellot full me pune. Gjasme qendra masazhi dhe brenda degjenerim ne mes te astirit dhe ne pallate plot me familjare kto bejne namin dhe policia kuptohet mer zarfin dhe mbyll syt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?