Si nëpër filma/ Me helikopterë dhe gomone roja bregdetare ndjek jahtin me emigrantë! Shikoni videon

18 Nëntor 2023, 10:07| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 12:22

  • Share

Autoritetet bregdetare greke kanë kapur 41 emigrantë të cilët ishin zbarkuar nga një jaht në brigjet e plazhit të Porto Rafti.

Sipas mediave greke, Autoriteti Portual i Rafinës, identifikoi dhe arrestoi 12 të huaj në një plazh në Porto Rafti pasi që në orët e mëngjesit kishte informacion për zbarkim të paligjshëm emigrantësh nga një jaht me motor.

Pas raportimeve, zyrtarët e Autoritetit Portual kanë shkuar menjëherë në zonë dhe pas veprimeve të koordinuara të Qendrës Operacionale të Rojës Bregdetare, Gardës Bregdetare Greke, janë aktivizuar gjashtë gomone patrullë LS-ELA.KT. (P.L.S.-EL.AKT.) dhe një helikopter L.S.-EL.AKT.

Mjeti lundrues u lokalizua dhe u ndalua në ishullin Kea (Tzia), me dy të huaj të cilët drejtonin mjetin lundrues dhe akuzohen si kontrabandistë, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Portin Qendror të Rafinës.

Autoriteti Portual i Rafinës është njoftuar pak pas orës 11.00 të mëngjesit nga një peshkatar për zbarkimin e të huajve nga një jaht në një plazh në Porto Rafti.

Hetimet në zonën e Porto Raftit për gjetjen e rreth 40 personave të tjerë që dyshohet se ndodheshin në jaht, ku 33 prej tyre burra, 4 gra, 4 të mitur.

Sipas rojës bregdetare, trafikantët përdorën një shteg të pa përdorur më parë, duke udhëtuar në ujërat ndërkombëtare nga brigjet turke drejtë Athinës.

Emigrantët kishin paguar 4 deri në 6 mijë euro trafikantëve për të mbërritur në brigjet greke.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?