Greqi, arrestohet shqiptari, akuzohet për 7 vjedhje banesash! Në kërkim bashkëpunëtori

1 Prill, 13:46| Përditesimi: 1 Prill, 14:09

  • Share

 

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohej për 7 vjedhje në shtetin fqinj.

Policia fillimisht ka tentuar që të  ndalojë dy persona në aksin Perdhika – Parga, të cilët dyshoheshin se kishin vjedhur një orë dore në një banesë në Perdhika, por vetëm njërin prej tyre kanë arrituar që ta vendosin nën pranga.


Personi i identifikuar është Adenis Binjaku, 30 vjeç, ndërkohë që personi tjetër, i identifikuar si Arben Qosja, 49 vjeç, ka arritur të arratiset nga efektivët e policisë duke shfrytëzuar errësirën dhe zonën e pyllëzuar.

Sipas njoftimeve të policisë  dy shqiptarët janë autorë të vjedhjeve në 7 banesa në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në periudhën 27-31 mars. Ata  kanë arritur që të vjedhin 2255 euro, 3 ora me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.

I arrestuari Adenis Binjakut, rezulton se ndodhej shtetin grek pa dokumente rregullta dhe nga kontrollet e bëra i janë gjetur 480 euro, 3 prozhektorë, një palë doreza, orë dore, celular, bizhuteri, ushqime dhe rroba.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?