Foto ilustruese

Greqi/ Arrestohet italiani pjesëtar i bandës që fitoi mbi 21 miliardë $ nga kontrabanda

30 Mars, 20:17| Përditesimi: 30 Mars, 20:19

  • Share

GREQI - Një arrestim madhor është kryer nga autoritetet greke këtë 30 mars.

Policia greke ka arritur të kapë dhe arrestojë një anëtar të fortë të një bande ndërkombëtare që kontrabandonte produkte karburanti nga Amerika Latine duke i shitur më pas në mbarë botën.

Mendohet se nga kjo tregti ilegale banda kishte një fitim prej më shumë se 21 miliardë dollarësh.

Anëtari i bandës me kombësi italiane, ndaj të cilit INTERPOL kishte lëshuar një urdhër-arresti, u gjet në periferi të Athinës të premten, tha një zyrtar policor për Reuters.

Sipas fletarrestimit, AI do të ekstradohet në Venezuelë.

Dyshohet se banda vodhi produktet e karburanteve që ishin ngarkuar në cisterna të naftë  nga portet në Amerikën Latine.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?