Spitali 'Haxhikosta' në Janinë

Greqi/ Arrestohen 3 infermierë shqiptar, s'kishin licencë për ushtrim profesioni! Nisin hetimet se si u punësuan

23 Dhjetor 2020, 09:31| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 09:36

  • Share

GREQI- 3 infermierë shqiptarë janë arrestuar në një spital në Janinë pasi nuk zotëronin licencë për ushtrim profesioni.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se 3 infermierët shqiptarë punonin në spitalin shtetëror ‘Haxhikosta’ në Janinë dhe së bashku me ta janë arrestuar edhe 2 infermiere Bullgare.

Lidhur me këtë ngjarje po merret në pyetje drejtori dhe nëndrejtori i spitalit. Mister mbetet mënyra se si ato janë punësuar, teksa Prokuroria ka nisur hetimet.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?