Foto ilustruese

Greqi/ 4,036 të infektuar dhe 79 viktima në 24 orët e fundit! 624 pacientë të intubuar

26 Dhjetor 2021, 17:53| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 17:57

  • Share

Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 4,036 raste të reja me koronavirus. Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 1,074,869 të infektuar nga të cilët 50,4 për qind meshkuj.

Sipas raportimeve nga infektimet e regjistruara në 7 ditët e fundit, 206 raste konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2409 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 79 viktima. Prej fillimit të pandemisë në vendin fqinj janë shënuar 20,429 viktima. Sakaq, numri i pacientëve të intubuar është 624.

Gikas Majorkinis, profesori i epidemiologjisë në Greqi ka përjashtuar mundësine e vendosjes së masave të reja anti-COVID para datës 3 janar. Ai thekson se po monitorohet situata ndërsa shton se jemi para një 'stuhie' rastesh, ku mund të ketë edhe 12 mijë infektime në ditë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?