Greqi/ 35-vjeçarja shqiptare bie pre e mashtrimit nga “kontabilisiti”, i marrin 9 mijë euro nga llogaria bankare

30 Shtator 2023, 14:44| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 14:51

  • Share

Një 35-vjeçareje shqiptare në Greqi i kanë marrë 8968 euro nga llogaria bankare.

Shqiptarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh, ra pre e një mashtrimi nga një i panjohur, i cili e telefoni nga një celular me numër grek.

Sipas dëshmisë së gruas, personi i ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur 35-vjeçaren shqiptare se i takonte kompensim, por për pagesën duhet të ndiqte një procedurë të cilën do ta drejtonte ai.

Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare, shkruan protothema.gr. 

Më vonë shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.

Policia ka nisur hetimet me qëllim identifikimin e personave të cilëve i kanë kaluar paratë në llogaritë bankare, si dhe për kontabilistin që mashtroi shqiptaren.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?