Foto ilustruese

Greqi/ 33,716 të infektuar dhe 70 viktima në 24 orët e fundit! 639 pacientë të shtruar në spitale

6 Janar 2022, 17:14| Përditesimi: 6 Janar 2022, 17:16

  • Share

Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se në 24 orët e fundit 33,716 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Fatkeqësisht 70 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Sipas raportimeve nga autoritetet shhëndetësore në Greqi, 639 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë në spitale. Mosha mesatare e tyre mësohet se është 64 vjeç ndërsa 80.3 për qind kanë sëmundje shoqëruese.

Sakaq, nga pacientët e intubuar, 542 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 97 janë plotësisht të vaksinuar. Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 1,422,025 të infektuar me koronavirus mes të cilëve 21,185 kanë humbur jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?