Burgu i Korfuzit

Greqi/ 30 shqiptarë zhvillojnë grevë urie në burgun e Korfuzit: Po diskriminohemi, kushtet skandaloze, na privohet lirimi me kusht

9 Dhjetor 2023, 16:48| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 19:42

  • Share

30 shqiptarë i janë bashkuar një greve urie në burgun e Korfuzit në Greqi pasi pretendojnë se kushtet në të cilin vuajnë dënimet përkatëse janë nën standartin e duhur.

Greva e urisë sot është në ditën e saj të katërt, ku të burgosurit ripërsërisin thirrjen ndaj autoriteteve greke për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe lejimin e lirimit me kusht sipas ligjit.

Të burgosurit shqiptarë shprehen se stafi i burgut ka një sjellje rraciste ndaj tyre dhe thekson se greva e urisë nuk do të ndalojë deri në plotësimin e kërkesave.

Mediat e huaja e cilësojnë grevën e shqiptarëve si një kërkesë me zë të lartë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?