Një 27-vjeçar shqiptar me iniciale M.M është qëlluar 5 herë në kohën që ndodhej brenda automjetit të tij nga një makinë tjetër, gjatë kohës që ishin në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Agia Sophia në Kryqëzimin Kourtesis, ndërsa gjendje e të riut shqiptar është kritike. Ai është dërguar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët nuk japin shumë shpresa për jetën e tij. Pas sulmit polici ka shpallur në kërkim dy autorët. 27-vjeçari ka marrë një plumb në kokë që ka mbetur brenda në kafkën e tij.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orë 18:00, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosje, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.
Sipas mediave greke, shqiptari i plagosur njihet si pjesë e një grupi që merret me klubet e natës, ndërsa dyshohet se atentati ka ndodhur si përplasje mes bandash.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe është në kërkim të autorëve.