Foto e publikuar nga 22-vjeçari në rrjetet sociale

Kosova & Rajoni

Greqi, 22-vjeçari masakron shokun pasi i mori të dashurën, nxjerr foton e thikës së gjakosur me të cilën vrau të riun

10 Gusht 2021, 20:45| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 22:10

  • Share

Një krim i rëndë ka ndodhur në Athinë, Greqi, ku një 22-vjeçar ka vrarë me thikë shokun e tij 20-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së martës, në qendrën e fshatit të Serres, në vendin e quajtur Ano Kamila.

Sipas mediave greke i riu goditi për vdekje shokun e tij, pasi ky i fundit i kishte marrë të dashurën dhe ishte larguar në drejtim të paditur.

Policia ka mundur të arrestojë autorin, vetëm pak orë pas vrasjes. Megjithatë i rëndë është fakti që vrasësi i dyshuar i 20-vjeçarit, ka publikuar foto ku shihet me thikën e gjakosur, të cilën e kishte përdorur për të vrarë shokun.

Fotoja e publikuar nga i riu

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?