Foto ilustruese

Greqi/ 17,633 të infektuar dhe 61 viktima në 24 orët e fundit! 626 pacientë të intubuar

2 Janar 2022, 17:10| Përditesimi: 2 Janar 2022, 17:13

  • Share

Greqia raporton shifra alarmante nga koronavirusi. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit 17,633 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Kujtojmë se një ditë më parë në vend u raportuan 38 mijë të infektuar, ndërsa numri i rasteve ka rënë ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit.

Sakaq, autoritetet bëjnë me dije se 61 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID ndërsa 626 qytetarë janë të intubuar në spitale.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 1,258,495 të infektuar ndërsa në total 20,910 qytetarë kanë vdekur nga COVID.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?