Grenell reagon ashpër: SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve – gënjeshtër e kulluar, Palmer: Dy vendet të vendosin parametrat e dialogut

19 Shkurt 2020, 10:27| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 12:51

  • Share

Emisari i Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të portalit ‘Euobserver’ në të cilin thuhej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Grenell tha se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi.

“Unë, -tha Grenell- jam për atë që palët të pajtohen dhe jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”

Portali europian në shkrimin e tij citon një deklaratë të Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, i cili gjatë një interviste të hënën, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve, tha se “varet nga Serbia dhe Kosova të vendosin parametrat e dialogut” dhe se “qëndrimi i SHBA’së nuk është në kundërshtim me atë të Gjermanisë”.

Palmer tha se SHBA mbështesin palën kosovare dhe serbe të gjejnë mënyrë e duhur t’i rikthehen bisedimeve dhe të gjejnë rrugë për njohjen e ndërsjellët mes dy shteteve.

Ideja që Serbia të marrë shumicën e veriut të Kosovës në këmbim të dhënies së Luginës së Preshevës, Kosovës u shfaq në mes të vitit 2018 në bisedimet e negociuara nga BE

Atë kohë, ish këshilltari i sigurisë i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton u shpreh se "Politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dy palët arrijnë të gjejnë një marrëveshje midis tyre ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale", kurse Gjermania, lojtari kryesor i BE në Ballkanin perëndimor, tha se ideja mund të shkaktojë fërkime në një rajon ku ndryshimi i kufijve etnikë çoi në luftëra 20 vite më parë.

Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovë, të ndërmjetësuara nga BE u bllokuan në fund të vitit vitit 2018 për shkak se qeveria Haradinaj vendosi taksë 100% ndaj eksporteve serbe

Ndërkohë Shefi i Punëve të Jashtme i BE Josep Borrell e ka shpallur ndër prioritetet e tij zgjidhjen e krizës mes dy vendeve dhe Ballkanin Perëndimorë.

Por dëshira e Borrell i ka ‘këmbët e ftohta’ në një kohë kur tensioni është i lartë edhe pasi Republika Srpska, entiteti etnik serb në Bosnjë, ka kërcënuar të shtunën e kaluar se do të zhvillojë një referendum për pavarësi kurse kisha ortodokse serbe ka organizuar protesta në rrugë kundër vendimit të Podgoricës për shtetëzimin e pronave të kishës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?